Një plan riprogramimi, i adoptuar sot, nga Komisioni Europian, do aplikohet për të ndihmuar daljen e Qipros nga kriza aktuale, sociale dhe ekonomike. Ky riprogramim fondi rajonal, është kërkuar nga Qipro vitin e kaluar dhe aplikohet në kuadrin e riorientimit drejt zonave më problematike, për të simuluar ripërtëritjen social-ekonomike. Fondi prej 21 milionë euro, do akordohet në fushat e përforcimit të projekteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mbi iniciativën e lirë ndërmarrëse tek të rinjtë, si edhe mbi projektet e ripërtëritjes së zonave urbane dhe rurale.
Komisioni Europian ka deklaruar sot, se ka adoptuar një plan ri-programimi, që do të kontribuojë në mbështetjen e rritjes ekonomike të Qipros dhe në përforcimin e efekteve të fondeve rajonale të Unionit në këtë vend. Nëpërmjet vendimit, për të riorientuar, një shumë prej 21 milionë dollarë, fonde rajonale, Komisioni Europian, synon të ndihmojë vendet të përballojnë krizën sociale-ekonomike aktuale dhe të bëjë të mundur që investimet që zotërohen të konkretizohen sa më shpejt, veçanërisht për sa i përket mbështetjes, ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha dhe punësimit të të rinjve. Ky rishikim, që është kërkuar nga Qipro në fillim të vitit, ka përfituar një vëmendje publike të rritur, përgjatë javëve të fundit. Ai do të lejojë riorientimin e fondeve, drejt zonave ku është e dyshimtë, pasja e një efekti më të rëndësishëm mbi rritjen ekonomike dhe punësimin afatshkurtër.
Komisioneri i ngarkuar për politikën rajonale, Johannes Hahn, duke u shprehur mbi këtë vendim ri-programimi, deklaroi, se ky vendim i marrë sot, do të ndihmojë Qipron të përballojë krizën dhe të zotërojë problemet ekonomike, me ndihmën e fondeve rajonale të Unionit, në mënyrën më efikase të mundshme, në fushat që do të kontribuojnë ndaj përpjekjeve të vendit, në favor të rritjes dhe konkurrencës, dhe në veçanti të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ai theksoi gjithashtu, se po bashkëpunohet ngushtë me autoritetet qipriote, nëpërmjet një dialogu të vazhdueshëm, mbi mënyrën në të cilën fondet rajonale të Unionit, mund të mbështesin përpjekjet e shumta të vendit, për të dalë nga kriza.
Përafërsisht 11 milionë euro fonde, janë përcaktuar për përforcimin e projekteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha (8.5 milion euro) dhe për masa, që synojnë promovimin e iniciativës ndërmarrëse, tek të rinjtë (2.5 milionë euro). Një shumë shtesë, prej 10 milionë euro, do të transferohet drejt projekteve të ripërtëritjes së zonave urbane dhe rurale.
Vendimi i transferimit të fondeve, midis zonave, vjen kryesisht, për shkak të përkeqësimit të situatës sociale-ekonomike të Qipros, përgjatë muajve të fundit, por ajo synon gjithashtu të kompensojë ngadalësinë relative të vënies në jetë, të disa fushave të investimit.