Moody’s vlerëson reformat në Greqi

67

modysPërparimi i Greqisë në fushën e zbatimit të reformave që synojnë të çojnë në rigjallërimin e ekonomisë, theksohet jo vetëm nga huadhënësit ndërkombëtarë, por edhe nga agjencitë e vlerësimit. Një prej agjencivë më prestigjioze ndërkombëtare në këtë fushë, “Moody’s” nënvizon se shteti helen ka bërë hapa para, duke e vlerësuar ekonominë me dy nota më lart nga C në statusin C2A3. Kjo tregon se pritshmëritë janë për një ekonomi të qëndrueshme. Në dokument përmenden rezultatet e arritura në programin e shkurtimeve, që kanë bërë që për herë të parë pas shumë vitesh, të ketë teprica në buxhet. Por, megjithë fjalët pozitive që janë thënë gjatë këtyre ditëve të fundit, trojka ende nuk duket e bindur për lëvrimin e këstit të radhës së huasë për Athinën zyrtare. Ministri grek i Financave Sturnaras njoftoi se bisedimet për zhbllokimin e ndihmës prej 1 miliard Eurosh janë shtyrë.