I pyetur nga “News24”, nëse ka vende të BE-së që kanë dyshime për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, Vuljaniç pohoi se ka patur shtete skeptike, por u shpreh i sigurt se këto dyshime do të tejkalohen deri në marrjen e vendimit përfundimtar në dhjetor.
Sipas raportuesit kroat Vuljaniç, “Disa gjëra të reja kanë ndodhur kohët e fundit në Shqipëri. Shqipëria dëshmoi pjekuri politike me refuzimin e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë. Me gjithë insistimin e SHBA-së, qeveria shqiptare dëgjoi popullin. Refuzimi, do të kontribuojë në vendimin pozitiv të KE-së.”