Aksidenti në supermarket, Letonia tre ditë zi kombëtare

42

aksident lituaniLetonezët janë futur në ditën e parë të zisë 3-ditore kombëtare, pas një prej fatkeqësive më vdekjeprurëse të Europës, me të paktën 52 viktima, që shkaktoi shembja e një çatie mbi blerësit në një supermarket të tejmbushur të Riga-s.

Shteti i vogël balltik, por anëtar i BE-së, nisi të shtunën pikëllimin zyrtar 3-ditor, për tragjedinë e ditës së enjte, e cila shënon ngjarjen e 3-të me më shumë viktima në Europë këto 30 vjet, si pasojë e shembjes së çative. Punonjësit e kërkim-shpëtimit ende vazhdojnë të shpresojnë për ndonjë të mbijetuar nën rrënoja.

Kryebashkiaku i Riga-s, kryeqytetit letonez, Nils Usakovs, tha se 5 persona mendohen ende të jenë nën rrënojat e supermarketit “Maxima”, çatia e të cilit u rrëzua gjatë orëve të pikut të xhiros, rreth orës 18:00 (lokale) të pasdites së të enjtes, në rajonin Zolitude të kryeqytetit.

“Kjo ka qenë një ditë e vështirë për të gjithë Letoninë”, tha kryeministri Valdis Dombrovskis, në orët e vona të së premtes, përmes një transmetimi në televizionin publik, duke iu referuar katastrofës që shokoi kombin me 2 milionë banorë.

3 zjarrfikës, ndër 200 punonjësit e emergjencave që vrapuan në vendngjarje, ishin mes viktimave të ngjarjes, ndërsa disa punonjës të tjerë shpëtimi u zunë nën rrënoja gjatë një shembjeje të dytë.

“Në Afganistan, njerëzit janë të përgatitur për vdekjen çdo ditë, por jo kur je këtu, duke menduar se ndodhesh pranë shtëpisë”, tha Maris Utinans, një veteran afgan, për agjencinë e lajmeve AFP, i cili punonte si punonjës emergjence në Letoni gjatë së premtes.