Shqiptari, i cili është rezident prej një kohe të gjatë në Perugia është akuzuar për veprën penale të posedimit për qëllim trafikimi të drogës. Mësohet se policia ishte lajmëruar nga një qytetar, se në banesën e shqiptarit kishte pasur lëvizje të çuditshme, burrash dhe grash. Menjëherë pas këtij informacioni policia u vu në ndjekje të tij. Policia bën të ditur se, pasi arrestoi shqiptarin gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjendën zarfe, të përgatitur për t’u shitur. Ndërsa nga kontrolli i bërë në apartament, droga ishte fshehur në kuzhinë.