Popstar Rihannës i është kërkuar të largohet nga xhamia Abu Dhabi, pasi ajo nuk kishte leje për të bërë fotografi. Teksa këngëtarja ishte duke realizuar një set fotosh pranë xhamisë, pjesëtarë të stafit të xhamisë i kanë komunikuar këngëtares të largohej nga xhamia, pasi veprimet e saj nuk ishin të denja për një vend të shenjtë.
Fotot që Rihana ka postuar në Instagram tregojnë, se ajo është e veshur nga koka te këmbët më një kostum të errët, që imiton vellot e zeza të grave muslumane.