Vulin hyri sot në Kosovë

51

f1_17vulin1381999524Ndonëse Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të mos e lejojë ministrin pa portofol në Qeverinë e Serbisë, të ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, të hyjë në vendin tonë, siç thuhet, për shkak të shkeljes së autorizimeve që i janë përcaktuar nga autoritetet kosovare, megjithatë ai  tashmë ka hyrë në vendin tonë. Bashkë me Vulinin ka ardhur edhe ministrja e Enegjetikës, Zorana Mihajloviq. Sipas agjencisë serbe Tanjug, Mihajloviq dhe Vulin kanë vizituar hidrocentralin “Gazivod a”. Më pastaj do të vizitojnë edhe trafastacionin “Valaç”, si dhe kombinatin “Trepça” ne veri të Mitrovicës.

“Vulinit i është ndaluar sot që të hyjë në Kosovë, për shkak se më 14 tetor, ka marrë pjesë në një fushatë parazgjedhore. Ai ka paraqitur kërkesën e tij pranë zyrës së BE-së, dhe i njëjti na është përcjellë neve . Ne i kemi kthyer përgjigje negative, për shkak se nuk i është përmbajtur kritereve gjatë vizitës së tij të fundit”, ka thënë sot për Radion Evropa e Lirë, Bekim Çollaku këshilltari i parë i kryeministrit të Kosovës.

Zyrtarët serbë, Vulin dhe ministresha Mihajlloviq, përveç “Trepçës”, sot do të vizitojnë edhe Graçananicën e Novobërdën./kohanet/