Rama nga Kuvendi: I bëj thirrje opozitës për konsensus në lidhje me aktin normativ

52

Rama-1-photo-jutta-benzenbergIMG_1645Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje nga foltorja e Kuvendit opozitës, të bëhet pjesë përfshirëse mbi diskutimet në lidhje me aktin normativ për ligjin e nëpunësit civil, në funksion të mbarëvajtjes së shtetit dhe nëpunësve të tij.

Duke e garantuar opozitën e vendit që kjo shumicë është këtu për të mos përsëritur asnjë faj, gabim, e vije sjelljeje në vazhdën e sjelljes së vjetër dhe duke shprehur vullnetin e plotë për të vazhduar të dialogojmë me të gjitha pjesët e opozitës pa asnjë përjashtim, mbetemi në dispozicion edhe në ditët në vijim e në një afat të arsyeshëm për disa ditë më vonë për të gjetur rrugën e arsyes e të konsensusit.

I kemi të gjitha forcat numerike për të garantuar atë konsensus që Kushtetuta parashikon, por kemi gjithë vullnetin para se të përdorim këtë forcë të kërkojmë deri në sekondën e fundit mirëkuptimin dhe mbështetjen e opozitës në funksion të mbarëvajtjes së shtetit dhe nëpunësve, që votimi të jetë shprehje e këtij mirëkuptimi”,- deklaroi Rama.