Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë thirrje Kongresit që të votojë për rihapjen e qeverisë dhe të rrisë kufirin e borxhit menjëherë.
Besoj fuqishëm se ka vota të mjaftueshme për të kaluar legjislacionin, që mund t’i japë fund mbylljes, ka thënë Obama gjatë një vizite në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave Federale, transmeton REL.
Mbyllja e pjesshme e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara ka nisur mesnatën e 1 tetorit, pasi dy dhomat e Kongresit kanë dështuar të merren vesh për buxhetin e ri.
Ndikimi i mbylljes ka qenë menjëherë i dukshëm në SHBA.
Qindra-mijëra punëtorë “joesencialë” janë dërguar në pushim pa pagesë.


