De Gucht ka sqaruar gjithashtu se, Froman i ka komunikuar që pala amerikane do t’i njoftojë sa më shpejt të jetë e mundur, se kur mund të fiksohet takimi për raundin e radhës mbi procesin e TTIP.
Komisioneri Europian për Tregtinë De Gucht, ka shprehur keqardhjen mbi anulimin e raundit të negociatave të javës së ardhshme, por ai ka theksuar se kjo nuk i shpërqendron aspak nga objektivi i tyre global, për të arritur një kompromis ambicioz dhe marrëveshje investimi midis BE dhe SHBA, që do të sjellë një avantazh të vërtetë ekonomik për të dy popujt, në të dy anët e Atlantikut.
Negociatat midis BE dhe SHBA, mbi shkëmbimin e lirë tregtar, janë pezulluar si pasojë e mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane. Dy Dhomat e Kongresit nuk arritën të gjejnë konsensusin mbi projektligjin e shpenzimeve qeveritare deri në afatin e lënë, që ishte data 1 tetor. Ndonëse Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga Republikanët e miratoi tre herë projektligjin për shpenzimet qeveritare, pjesë e së cilës ishte dhe shtyrja e zbatimit të ligjit të presidentit Obama për sigurimet shëndetësore, Senati i cili kontrollohet nga Demokratët, e rrëzoi ligjin e Dhomës së Përfaqësuesve.
Presidenti Obama e ka cilësuar si një papërgjegjshmëri të madhe mbylljen e qeverisë duke deklaruar, se ajo pengon rimëkëmbjen e ekonomisë./i.t/