Vjeshta është vendimtare për këto dy procese dhe kërkoj një angazhim maksimal prej të gjithëve.
Me vizitën e Komisionarit për Zgjerim më 18 tetor, edhe formalisht fillon negocimi i MSA-së, ndërkohë, që brenda pak javësh presim misione tjera vlerësuese për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave” .
Në takim ministrja Çitaku tha se “ kemi marrë konfirmimin nga Komisioni Europian për përgatitjet që janë duke i ndërmarrë në Bruksel për misionet vlerësuese për procesin e liberalizimit të vizave. Datat e sakta jemi duke i diskutuar por pritet që misionet vlerësuese do të ndodhin gjatë muajit nëntor dhe do të mbulojnë: Riatdhesimin, Riintegrimin, Sigurinë e dokumenteve dhe sipas të gjitha gjasave do të vlerësojnë edhe Migrimin dhe Azilin.” kohanet/