Alket Rizai: Do t’iu veshim fustane neonazistëve nëse do ti kemi në qeli

60

???? ?????????? ????????? ? ???????? ????? ????? ???? ?? ???? ????????? ??? . (PHASMA / ??????? ??????????)“Ua kemi bërë gati fustanet dhe po presim t’ua veshim”. Kjo ka qenë deklarata nga burgu e Alket Rizait, shqiptarit të dënuar me burg të përjetshëm për disa vrasje në Greqi, lidhur me disa zëra, se një nga të arrestuarit e Agimit të Artë mund të dërgohet në qelinë e tij pas dënimit. Sipas disa gazetave greke, “i forti” i partisë Agimi i Artë, Ilias Kasidiaris pas dënimit, do të dërgohet ta vuajë atë në të njëjtën qeli me të dënuarin shqiptar, Alket Rizai.

“Gazeta Shqiptare” ka mundur të kontaktojë me shqiptarin, i cili teksa flet, nuk e fsheh urrejtjen për neozistët e “Agimit të Artë”.

“Ty të lumtë goja që thua se ata mund të jenë në qelinë time apo ngjitur me të. Nëse vijnë, ne i mirëpresim (qesh). Do i veshim me fustan, do i veshim. Iu kemi bërë gati fustanet dhe litarin. Pse na duhet litari? Po, na duhet, sepse pasi ne t’i veshim me fustan, ata do duan të varen në litar, ose nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, do t’i varim ne”, pohon nga burgu grek, Alket Rizai.

Lidhur me dënimin e tij, Rizai pohon se “deri tani nuk ka asgjë të re, por unë pres se çfarë do ndodhë, sepse çfarë sjell minuta, nuk sjell viti, themi ne”, ka përfunduar bisedën e tij, shqiptari i dënuar në Greqi, Alket Rizai.