Basha: Rama i nguli thikën konsensusit

57

Lulzim-Basha-PD-deklaron1-565x413Kreu i PD-së Lulëzim Basha, me një terminologji të armëve të ftohta dhe të zjarrit, i është vërsulur sërish Kreut të qeverisë Edi Rama. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar Basha deklaroi se, Rama i ka ngulur thikën konsensusit dhe se demokratët janë të indinjuar nga qeverisja e Ramës. Ai deklaroi gjithashtu se, do të përballen në Kuvend me revanshin e vjetërsirave, që Rama po përpiqet të riciklojë. Po me të njëjtin fjalor Basha i është drejtuar Ramës dje, duke e akuzuar se ka ekzekutuar kësaj here, me kobure konsensusin.

“Rama i nguli thikën konsensusit. Kjo që po bëjnë me konsensusin është një pabesi burracakësh. Demokratët janë të indinjuar nga qeverisja e Ramës. Ka zgjedhur të provokojë e të përplaset me Kushtetutën dhe ligjin. Ne i kemi të gjitha potencialet për t’u përballur me të. Ne i kemi potencialet për të përballur revanshin e vjetërsirave që po përpiqet të riciklojë Rama. Nesër në Kuvend ne do ta mbrojmë këtë të drejtë ashtu siç i takon”,- tha Basha.