Burime nga policia bënë të ditur se fëmija i moshës 6 vjeç është përplasur nga një autobus i linjës së Kombinatit teksa po kalonte rrugën. Vogëlushi është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak ku ndodhet në gjendje të rëndë. Në momentin e përplasjes, fëmija po mbante në dorë një copë bukë, kafshata e fundit e së cilës ndodhet në mes të rrugës.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit. Ngjarja e rëndë me fëmijë rom është i dyti brenda pak javëve. Rreth një muaj më parë, një fëmijë 4 vjec u aksidentua nga një automjet po në këtë zonë ku romët strehohen në trotuare, ndërsa ishte vetë ministri Erion Veliaj që e shoqëroi për në spital.
Pak metra larg vendit ku u përplas sot fëmija, në zonën e Kombinatit u shënua një tjetër aksident. Tre mjete u përplasën mes tyre por fatmirësisht nuk pati të lënduar.