KE: Maqedoni, reformat vazhdojnë pavarësisht tensioneve politike

59

Komisioni EuropianKomisioni Europian, ka nxjerrë sot një raport mbi progresin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, për zbatimin e reformave, që lidhen me BE-në dhe për hapat e marrë kundrejt marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe mbi ‘çështjen e emrit’, siç edhe u kërkua nga Këshilli në dhjetorin e kaluar.

Komisioni përshëndet përpjekjet e vazhdueshme, pavarësisht tensioneve të fundit politike dhe nënvizon sfidat urgjente të ruajtjes së dinamikës së dialogut politik, në mënyrë që efektet e krizës politike, të mund të tejkalohen tërësisht.

Në total, vënia në jetë e reformave që lidhen me BE, në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka vazhduar, me progres, në pothuajse të gjitha synimet dhe treguesit kryesorë. Marrëdhëniet me fqinjët, janë të mira dhe janë ndërmarrë hapa në marrëdhëniet dypalëshe, me Bullgarinë dhe Greqinë. Bisedimet formale mbi ‘çështjen e emrit’, kanë  marrë  gjithashtu  një impuls të ri, gjatë periudhës raportuese.

Raporti nënvizon gjithashtu, rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes Politike të 1 marsit 2013, nëpërmjet së cilës u tejkalua kriza e fundit politike.

‘’ Është bëre progres, përgjatë 6 muajve të fundit. Sfida e tanishme, është ruajtja e këtij momenti, në mënyrë që të përdoren tërësisht mundësitë ekzistuese. Për të arritur këtë, Marrëveshja Politike e 1 marsit, duhet të vihet në jetë plotësisht, duke përfshirë edhe Komisionin e Hetimit, Memorandumin e Mirëkuptimit ndërpartiak, në përmbushjen e qëllimeve strategjike të vendit për anëtarësimin në BE dhe rinisjen e dialogut me gazetarët’’, – ka deklaruar Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle.

Informacioni plotësues që përmban ky raport, do të shërbejë gjatë diskutimeve të Këshillit në qershor, mbi rekomandimet e Komisionit, për të hapur procesin e negociatave, me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.