Ky “ujë magmatik” jep të dhëna të shumta për proçeset magmatike që kanë ndodhur, por jo vetëm, ky zbulim na jep të dhëna edhe për përbërjen e brendshme të satelitit të Tokës.
Gjurmët e ujit, janë zbuluar në sipërfaqen e Hënës para disa vitesh, të cilat, me siguri e kanë origjinën nga burime në thellësi të saj, pohojnë shkencëtarët. Kjo do të na ndihmojë të kuptojmë si u krijua Hëna dhe si e ndryshuan proçeset magmatike.