Greqi, në kërkim emigrantët e arratisur nga kampi Amygdaleza

54

kampPolicia greke ka ndërmarrë një operacion në Athinë për gjetjen e emigrantëve të arratisur gjatë trazirave të djeshme në një kamp refugjatësh, që shkaktuan 10 të plagosur në radhët e forcave greke të rendit, njoftuan sot burime zyrtare.

“Tetë pakistanezë dhe dy afganë mungonin pas apelit të kryer sot, ndërsa 14 emigrantë të tjerë të arratisur nga Pakistani, Afganistani dhe Bangladeshi u kapën sërish”, njoftoi policia.

Përleshjet ndodhën gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në kampin e refugjatëve Amygdaleza afër Athinës, ku mbahen rreth 1.200 emigrantë, kryesisht aziatikë, nën mbikëqyrjen e policisë.

“Pa provokimin më të vogël nga ana e gardianëve, refugjatët u vunë flakën dysheqeve dhe vendstrehimeve të tyre duke hedhur gura dhe objekte të tjera drejt forcave speciale të ardhura menjëherë në vendngjarje”, citon një komunikatë e policisë.

Trazirat filluan pasi emigrantët u informuan se kohëzgjatja maksimale e qëndrimit në kamp do të ishte 18 muaj.