Deputetët irlandezë kanë adoptuar një ligj kontraversial, që autorizon abortin në rast kur jeta e nënës është në rrezik. 127 parlamentarë kanë votuar pro, 31 kundër.
I parashikuar fillimisht të mërkurën në mbrëmje, vota e tekstit të propozuar nga qeveria është realizuar pas diskutimeve maratonë mbi 165 amendamente.
Ligji duhet tashmë të aprovohet nga Dhoma e Lartë e parlamentit ku qeveria ka shumicën. Subjekti konsiderohet të jetë delikat në këtë vend, me një traditë të fortë katolike, kundër abortit.


