Flamur Çani: Arjan Çanin e mbanim në fis si të vonuar nga trutë, por ja që doli djalli vetë

118

arjan-cani-ftoj-sali-berishenPas mohimit që Arian Çani i bëri xhaxhait të tij pas letrës që ai i dërgoi publikisht, reagon kushëriri i tij Flamur Çani. Flamuri deklaron për Gazetën Dita, se Çani mund të mohojë edhe babanë, jo më xhaxhanë.

Flamur Çani, kushëriri i Arian Çanit është një figurë e njohur në Gjirokastër i cili ka qenë me funksion ish-kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit. Babai i Flamurit dhe babai i Haxhiut (gjyshi i Arjanit) janë vëllezër dhe kanë rënë dëshmorë në luftë bashkë.

Arjani? Arjani mund të mohoj dhe babanë, e jo më xhaxhanë. Po baba a ke ti more djalë? Unë këtë pyetje do t’i bëja pas asaj që ka shkruar në gazetë për xhaxhanë. Mirë bën që na mohon. Fisi ynë janë ose dëshmorë, ose heronj, ai është një bakalaro, është bërë turpi i fisit”.

Flamur Çani shpjegon dhe bursën, që iu dha Arjanit për në shkollën e Gjuhëve të Huaja në Tiranë:

Ishte vetëm një bursë, e pretendonte një djalë i shkëlqyer me të gjitha notat dhjeta që njihte disa gjuhë të huaja. Unë ndërhyra për t’ia dhënë Arjanit. Ai tjetri ishte nxënës i shkëlqyer, Arjani ishte me mesatare 5.2 nga gjimnazi, por unë e bëra atë punë. Më kritikuan asokohe dhe u mbrojta duke thënë që Arjani është nip dëshmori. Arjani ka shkuar në shkollë të lartë si nip dëshmori”.

Duket për të qeshur, por kur isha me pushtet Arjani më rrinte pas si këlysh. Tani ka vite që nuk më hap telefonin. Ka përfituar nga ata që sot i mohon. Unë dhe të tjerë në fis e mbanim afër se asokohe dukej si i vonuar nga trutë, por do ti që doli djalli vetë

Namik Çani, që dërgoi letrën në DITA është vëllai i Haxhi Çanit dhe ky i fundit është babai i gazetarit Arjan. Arjani ka zgjedhur rrugën më të gabuar për tu përballur me letrën publike të xhaxhait të tij, duke e mohuar atë. Duke e quajtur madje edhe “falangë të Edi Ramës”. Ai thotë në reagimin e tij për xhaxhain Namik që “ka vetëm dy halla”. Hallat që përmend Arjani, pra motrat e Namikut dhe Haxhiut, quhen Zelo Daci dhe Shpresa Puci.

“Shpresa  vdiq para një viti, Arjani nuk erdhi fare në varrim. Unë nuk kam ç’t’u them më shumë për, të i tillë njeri është. Mbaj mend ca vite më parë u fejua me një shkodrane, u tall me atë vajzën sic e ka zakon, erdhën ata njerëzit e saj, donin ta vrisnin, i shpëtuam jetën me ndërhyrje e me miq, ua hoqëm duarsh brenda në shtëpi”. Ziver Veizi, i vrarë në 21 janar është kushëri i parë i Haxhiut – e mbyll Flamuri.