Surroi e ka quajtur fat të keq për Kosovën që në këto bisedime ka pasur një strukturë të dobët negociuese. Ai e ka quajtur të pashembullt ndërhyrjen e qeverisë në punën e gjyqësorit në rastin e “Grupit të Drenicës”. Sipas tij, është gjykata dhe historia që do të vërtetojnë nëse lufta dhe individët e saj kanë qenë të pafajshëm.
Në emision shkrimtari Surroi ka shpalosur edhe detaje të romanit të tij të parë “Miliarderi” që flet për kohën e dhunës, të dashurive dhe të përcjelljes së kursit të markës dhe të frangut. Procesin e shkrimit për “Milarderin” që e kishte nisur më 2011 e ka përshkruar si azil nga përditshmëria sidomos ajo politike.
Madje kjo gjendje evolutive nga gazetaria në letërsi, ka thënë se po e bën të ndihet shumë rehat.
Surroi ka bërë të ditur se në këtë fushë po e gjen veten dhe ka shprehur nevojën që edhe më tutje të vazhdojë me disa projekte të tjera të ngjashme./ Koha Ditore/