Eksploziv banesës së kreut të PD-së Vlorë, Ardian Kollozi

62

Ardian-KolloziI vihet eksploziv pallatit ku banon kreu i PD për Vlorën, Ardian Kollozi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, në katin e 12 të pallatit ku banon Kollozi, në lagjen “29 Nëntori”. Sipas policisë së qytetit bregdetar sasia e tritolit rreth 500 gr është vënë 2 kate më poshtë banesës së tij, në shkallët e katit të 10-të të pallatit.

Policia por edhe autoambulancat mbërritën menjëherë në vendngjarje. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, ndërsa janë dëmtuar dyert e rreth 7 apartamenteve të pallatit ku banon kreu i PD se Vlorës, Ardian Kollozi, i cili është kandidati i katërt në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 23 qershorit.

Mësohet se uniformat blu të Vlorës kanë shoqëruar disa persona dhe i ka marrë në pyetje ata në lidhje me ngjarjen e rëndë.