Një vit nga tragjedia e Himarës, lule dhe protestë nga studentët

58

lule qirinjSot shënohet 1 vit nga tragjedia e Himarës, ku humbën jetën 13 persona, 11 prej të cilëve studentë të universitetit “Aleksander Xhuvani” të Elbasanit.

Në kujtim të 11 studentëve që humbën jetën në këta aksident të rëndë, janë vendosur lule dhe janë ndezur qirinj përpara Universitetit të Elbasanit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 21 majit të vitit të kaluar, kur kur autobusi me 45 studentë i nisur nga Elbasani ra në një nga humnerat e Himarës. 11 vajza, shoferi dhe i fejuari i njërës prej studenteve humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën rëndë.

Ndërkohë të mbijetuarat e aksidentit organizuan një protestë ku kërkuan dëmshpërblimin nga kompania e sigurimit.