Ministri Halimi: Së shpejti një burg i ri me kapacitet 300 persona

67

Eduard-Halimi_1Ministri i drejtësisë Eduard Halimi ka deklaruar sot se do të nisë ndërtimi i një burgu privat. Kjo qendër do të ketë një kapacitet prej 300 të dënuar të sigurisë së ulët me dënime deri në 5 vjet. Halimi ka vlerësuar eksperiencën e huaj të burgjeve private për rehabilitimin e të dënuarve.

Sipas tij përvojë e huaj ka treguar se në burgjet private ofrohen shërbime rehabilituese që ndihmojnë të burgosurit të riintegrohen në shoqëri pas dënimit, që të mos përbëjnë më potencial për t’u rikthyer në sistemin e burgjeve.

“Buxheti i shtetit është 30 milionë euro në vit për burgjet, ndërkohë që kostoja për një të dënuar është 6 mijë euro në vit, ne kemi ndërtuar 12 burgjeve të reja në 5 vite dhe kemi ndryshuar fytyrën e sistemit të burgjeve, cilësia e jetës brenda është ndër më të mirat në rajon dhe popullimi nuk është shqetësim, porkjo nuk mjafton se kemi parë të rinj pa punë e pa shkollë, që ashtu dalin që aty” tha Halimi.

Ministri Halimi theksoi se këto burgje do të ndërtohen në bazë të partneritetit publik me privat, dhe do të menaxhohen nga privatët, duke ndjekur një model të ndërthurur me modelin britanik.

Ai shtoi më tej se burgjet private ulin kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtjes për shtetin, duke rritur cilësinë e shërbimit në institucion, si dhe garantojnë rehabilitimin.