Mbajti fetusin e vdekur në bark për 13 vite

86

Historia e pabesueshme vjen nga Francavilla Fontana, në Brindisi të Italisë.

Gruaja prej vitesh u përball me dhimbje të cilave askush nuk iu jepte shpjegim dhe që pas lindjes as mjekët nuk kishin kuptuar se çfarë ndodhte në barkun e saj.

Në vitin 2005, gruaja e cila ishte nënë edhe e tre fëmijëve, zbuloi se ishte sërish shtatzënë. Ajo ishte duke punuar në një fushë me luleshtrydhe, kur për shkak të një dhimbje të fortë që pati në bark, shkoi në spital, ku mjekët i thanë se ishte në pritje të një fëmije. Por gjatë shtatzënisë gruaja nuk shfaqi asnjë komplikim dhe as në momentin e lindjes me operacion, mjekët nuk e zbuluan fetusin tjetër.

Por qysh pas lindjes gruaja pësonte hemorragji të herë pas hershme pa arsye. Ishte një rënie të fikëti dhe dërgimi në spital, ato që i shpëtuan jetën gruas pak ditë më parë, shkruan noa.al.

Kështu pas analizave të thelluara u bë zbulimi makabër, në barkun e 53-vjeçares, ishte një fetus, motra binjake e fëmijës së fundit, e cila ishte kalcifikuar brenda nënës.

Lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet, ndërkohë që nga pikëpamja mjekësore cilësohet e çuditshme se si askush nuk ka arritur të pikasë praninë e një fetusi prej 8 centimetrash.

Mirëpo nga pikëpamja mjekësore ky fenomen quhet si ‘lithopedion’ dhe ka të bëjë me vdekjen e fetusit gjatë një shtatzënie jashtë mitre.

Në një rast të tillë fetusi vdes në bark dhe absorbohet bashkë me ambientin që e rrethon.