Një liqen rozë i quajtur “Liqeni Hillier” ka tërhequr mijëra turistë dhe shkencëtarë për vite të tëra, duke çuar edhe në spekulime se pse ky liqen ka këtë ngjyrë – që mendohej të ishte për shkak të algave të cilat ‘dashurojnë’ kripën.
Në një hulumtim të ri, hulumtuesit konfirmuan prezencën e tyre dhe të shumë mikrobeve të tjera, të cilat kontribuojnë që liqeni të ketë këtë ngjyrë të pazakonshme, transmeton Gazeta Express.
Liqeni përshkruhet nga shkencëtarët si liqeni më i pazakonshëm në botë, i cili ka një ekosistem në të cilin jo shumë krijesa mund të jetojnë.
Shkencëtarët hulumtuan burimin e ngjyrës rozë të liqenit, dhe gjetën se mikrobet janë ato që ia japin këtë ngjyrë.