PE i thotë po raportit të Fleckenstein për Shqipërinë

72

Parlamenti Europian miratoi sot me 459 vota raportin e eurodeputetit dhe raportuesit për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, për hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE, në qershor 2019.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Parlamenti Europian sapo votoi me 459 vota pro Raportin 2018 për Shqipërinë, i cili mbështet plotësisht rekomandimin e Komisionit Europian, që negociatat për anëtarësim duhet të hapen në njohje të përpjekjeve reformuese të bëra nga Shqipëria, në qershor 2019”, u shpreh Balla.

Edhe ditën e djeshme, ndërsa uroi shqiptarët për Festën e Pavarësisë, eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein deklaroi se do të nxiste Parlamentin Europian për fillimin e negociatave të BE-së me Shqipërinë në qershorin e ardhshëm.