Bëhet fjalë për muslimanë shqiptarë që jetojnë në afërsi të Sanremos dhe po mbahen të gjithë nën kontroll nga karabinierët dhe reparti special ROS. Ka dyshime se bëhet fjalë për 3 xhihadistë të kthyer nga zonat e luftës, ku u janë nënshtruar stërvitjeve ushtarake.
Hetimi antiterror i Prokurorisë së Xhenovas nuk jep detaje lidhur me këtë celulë shqiptare. Ekstremizmi islamik i formuar në Ballkan evidentohet si shumë i rrezikshëm, si në rekrutimin e forcave të reja për të luftuar, po ashtu edhe për të kryer akte terroriste.
Për agjencitë e zbulimit, për t’u shqetësuar është edhe çështja e logjistikës së kësaj celule shqiptarësh, që ndodhet pranë kufirit me Francën. Prandaj është duke u zhvilluar një operacion ndërkombëtar, për të mbajtur nën kontroll bashkëpunimin mes xhihadistëve potencialë në Liguria dhe atyre të Francës.
Për momentin, në territorin e Italisë janë 10 shqiptarë që janë nën hetim. Mes tyre, disa janë lindur në Kosovë. Fenomeni i fundamentalizimit mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është tashmë vetëm çështje e hetuesisë së Italisë. Edhe shërbimet sekrete greke, rumune e hungareze janë në gjendje të lartë alarmi.