Moska përpiqet të bashkojë regjimin dhe opozitën siriane

57

rusiaRusia kërkon të bashkojë regjimin dhe grupet e ndryshme të opozitës siriane që të fillojnë negociata serioze që t’i japin fund luftës në vend, njoftoi sot një ministër rus i ngarkuar me këtë dosje.

Disa përgjegjës sirianë dhe opozitarë kishin pohuar ditët e fundit se Rusia, një aleate e regjimit të Bachar al Assad-it, ka për qëllim të organizojë negociata të reja por është hera e parë që Moska del hapur.

Rusia, një aleate e regjimit të Assad-it, disa herë në nëntor ka takuar një grup të opozitës civile dhe ushtarake të drejtuar nga ish-kryetari i Koalicionit, Moaz al Khatib, më pas një delegacion të regjimit të drejtuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Walid Mouallem.

Këto vizita i kanë mundësuar Moskës të arrijë një marrëveshje mbi një rifillim të bisedimeve, sipas dy palëve. Por ende nuk është vendosur asnjë datë.

Në fillim të vitit 2014, dy mbledhje në Gjenevë mes regjimit dhe opozitës, nën drejtimin e OKB-së dhe SHBA-së, që mbështesin rebelimin, dhe Rusinë, kishin dështuar, duke përfundur me mbajtjen e Assad-it në pushtet.

Më shumë se 200 mijë persona kanë vdekur që prej fillimit të konfliktit në Siri në mars 2011, që filloi pas shtypjes së përgjakshme të manifestuesve antiqeveritarë, duke degjeneruar në luftë civile.