Shkova privatisht thjesht në shenjë nderimi. Nuk isha aty as si përfaqësues i institucionit ku punoj, as si gazetar, as si i njohuri i Hana Këlcyrës, nuk mora as djeta e as shpërblime por si patriot që e kam, si njeri që kam lexuar majtas e djathtas dhe në fund vendos me logjikë të ftohtë pa emocione e ndjeva obligim të shkoja. Ditën e shtunë isha në Këlcyrë të Përmetit në ceremoninë modeste të rivarimit të eshtrave të patriotit, intelektualit dhe shqiptarit vanitoz Ali Bej Këlcyra. Mes një grushti njerzish të pranishëm ( me përjashtim të gazetarëve Baze,Qafoku dhe deputetit Kosta) aty vura re mungesë të theksuar politikanësh dhe njerzve të medias shqiptare. Fytyra që i shikoj edhe nëpër shfaqje operash e baletesh, fytyra që nuk mungojnë as në ditëlindje e martesa ekstravagante (hipokrite natyrisht) i munguan përcjelljes së Ali Këlcyrës. I dënuar me vdekje nga ish- Mbreti Zog për shkak të Revolucionit të Qershorit 1924, më pas i dënuar dhe internuar nga italianët, kundërshtar i vendosjes së autoritetit gjerman në Shqipëri, dhe i dënuar në mungesë nga diktatura komuniste, ai mbeti një nga shembujt e rrallë të politikanit idealist në Shqipëri. Kjo frikë e përcjellë qysh nga koha e monizmit ngase vetë shoku Enver e kishte shpallur armik vazhdon edhe sot. Nuk pashë në rivarim asnjë përfaqësues nga presidenca, parlamenti, qeveria edhe pse Ali Këlcyra ishte një prej deputetëve të zgjedhur me votë pa vjedhje. Këta kodoshë frikacakë që na qeverisin dhe opozitarojnë sot nuk patën kurrë shansin ta njohin nga afër dhe kurrë nuk u prekën dhe u dëmtuan nga Ali Këlcyra fizikisht dhe politikisht, shkojnë pa pikën e turpit dhe nderojnë ish deputetë të kohëve moderne si Gazidede me ceremoni zyrtare në hollin e parlamentit. Orientali dhe fondamentalisti Gazidede që ua nxiu 1997-n dhe i persekutoi qenërisht respektohet prej tyre me flamur në gjysëm shtizë, ndërsa Ali Këlcyra euriditi oksidental pse ishte idealist e paqësor ende i tremb. Shoqëri kafshërore kjo e jona, shoqëri me instikte të djallëzuara. Ndaj Ali Bej Këlcyra bëre gabimin që erdhe prej varezave të Romës së Italisë dhe vendose të prehesh përjetësisht në varezat e Këlcyrës së Shqipërisë…