Ministri i Shëndetësisë, Beqaj tha se, “me buxhetin e këtij viti besoj deri në fund te verës do te fusim në punë reaminacionin e spitalit që bën të mundur vënien në punë të radiografisë. Në proçedurën e prokurimit që po bën QSUT, materialet e mjekimit ,këtë vit janë 30 % më shumë se çka qënë vitin e kaluar”.
Ministri Beqaj bëri të ditur se ” meqënëse jemi në fazën e përgatjes së buxhetit afatmesëm 2015-2017, po programojmë fondet që vitet e ardhshme te kene një radiografi në QSUT”.
Sipas tij, vendosja e radiografise do të bëhet jo vetëm në kryeqytet por dhe në qytetet e tjera sepse sipas tij “ është e rëndësishmë, në radhë të parë për shëndetin e qytetarëve, dhe së dyti sepse është e provuar se një ndërhyrje jo vetëm u shton jetën qytetarëve, por zgjat periudhën e shëndetshmë të jetës dhe pakëson sëmundje të mëtejshme.
Gjatë takimit, Beqaj theksoi se “do të miratojmë paketat nga Këshilli i Ministrave, pra do të miratojmë një normë fitimi, në të cilën institucionet publike e përdorin si çdo lloj fitimi tjetër. Instuticionet publike do ta përdorin si një te ardhur dytësore dhe do të vendosim bashkarisht fondin se kush do te jetë kuadri rregullativ i përdorimit të tij.Investimet do ti marë përsipër qeveria nga buxheti i përgjithshëm i shëndetësisë, sot me kontributin e taksave, nesër vetëm me taksa”.
Në fund të takimit, Ministri i Shëndetësisë falenderoi për punën dhe agazhimin serioz, grupin e punës, si dhe brënda një periudhe të afërt do të funksionojë paketa e cila ka nisur finacimin.