Ndërkohë që në Greqi, parlamenti po zhvillon procedurat për heqjen e imunitetit të deputetëve të partisë “Agimi Artë”, është publikuar një tjetër video tronditëse kundër shqiptarëve, ku protagonistë duket se janë sërish anëtarët e kësaj partie.
Kjo video vjen pikërisht në momentin kur në Greqi parlamenti po zhvillon procedurat për heqjen e imunitetit për deputetët e “Agimit të Artë”, dhe kjo video do të merret si pjesë e dosjes që akuzon deputetët dhe anëtarët e kësaj partie në krijimin dhe drejtimin e organizatës kriminale. Ndërkohë Komisioni Parlamentar i Etikës votoi dhe rekomandoi sot për heqjen e imunitetit të kreut të partisë, Nikos Mihaloliakos, deputetit Kristos Papas dhe Nikos Lagos, të cilët ndodhen në burg në pritje të gjykimit.
Ndërsa në videon e parë, e cila gjithashtu është marrë si provë kundër anëtarëve dhe deputetëve të partisë “Agimi i Artë”, shfaqej një turmë e mbështetësve të neonazistëve grekë që bërtisnin: “I shikoni ata? Janë shqiptarë, me lëkurët e tyre do të qepim rroba”.