Berisha i shprehu ngushëllime familjes dhe miqve për humbjen para kohe të Ponit. ”Poni kishte kontribute të rëndësishme për Partinë Demokratike, shoqërinë shqiptare dhe vendin në tërësi. Ferdinand Poni ishte modeli i zyrtarit të përkushtuar, efiçent, që punoi me vendosmëri të madhe, avokat i pamposhtur i PD-së, demokratëve, programit dhe vlerave”, deklaroi ish-kryeministri Berisha.
Ai tha z.Poni, ishte autori i modernizimit të sistemit të identifikimit të shqiptarëve. “Vendosi sistemin më modern. Ju garantoj se kjo është vetëm njëra anë. Ai dha kontribut të vyer në të gjitha fushat, decentralizimit, qeverisjes vendore, zgjedhjeve. Ishte një zë i fuqishëm dhe i ditur. Vërtet u largua nga ne shumë para kohe, në kulmin e energjive, por na la një trashëgimi, e cila do mbahet mend”, tha Berisha.