Ukrainë, largohet kryetari i parlamentit

50

Volodymyr RybakDorëhiqet kryetari i parlamentit të Ukrainës Volodymyr Rybak.

Një sekretar i parlamentit ka thënë se Rybak ka paraqitur dorëheqjen e tij të shtunën, ndërsa si shkak për largimin e tij ka cituar “arsye shëndetësore”.

Gjatë seancës së sotme parlamentare, lideri i opozitës Vitali Klitschko ka dorëzuar një rezolutë me të cilën i bëhet thirrje presidentit Viktor Yanukoviç që të dorëhiqet “menjëherë” për shkak të dhunës që policia ushtroi ndaj protestuesve opozitar.

Klitschko ka thënë se Yanukoviç ka ikur nga kryeqyteti, dhe se “sot parlamenti është trupi i vetëm legjitim me pushtet”.

Washingtoni ka thënë se Yanukoviç është larguar nga Kievi “për një takim” në qytetin lindor Kharkiv.

Mediet ukrainase raportojnë se Yanukoviç  ka një takim me Frontin Pan-Ukrainas të Sindikatave Publike, – një grup i afërt me Partinë e Rajonit në pushtet.

Protestuesit anti-qeveritar në Kiev kanë hedhur poshtë planin e kompromisit politike, dhe kanë kërcënuar se do t’i vërsulen pallatit presidencial ukrainas nëse Yanukoviç nuk dorëhiqet.