Në denoncimin e tij në prokurorinë e Pogradecit 73 vjeçari Dylber Shuli ka deklaruar se djali i tij ka lënë Shqipërinë më 24 tetor të vitit që shkoi duke marrë me vete edhe gruan, vajzën 11 vjeçe, djalin 6 vjeç por edhe fëmijën e vogël të çiftit vetëm dy muajshe.
Në denoncimin e tij i moshuari ka sqaruar se djali i tij ishte shkëputur nga familja me dita të tëra dhe kishte qëndruar në Librazhd dhe në Tiranë ku është takuar me Genci Ballën. Madje sipas Dylbet Shulit pas këtyre takimeve djali i tij ishte kthyer i tjetërsuar.
Burime nga policia e Pogradecit kanë sqaruar për Ora News se verifikimet e kryera tregojnë se Krenar Shuli është larguar nga Shqipëria për në Turqi me familjen e tij, me dokuemnta të rregullta.
Ndërkaq i ati hedh dyshimet se krenar Shuli e familja e tij mund të ndodhen në Siri, pasi ai vetë i kishte deklaruar se atje ka xhihad dhe ai si besimtar mysliman duhet të shkonte në Siri.
Ndërkaq në Turqi mendohet se ndodhen dhe 3 prej personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gerti Pashja, Shyqyri Kaca dhe Almir Daci, ndërsa Medi Manallari dhe Shkëlzen Dumani dyshohet se janë në Siri.