45 ditë burg për Gledo Hotin, qëlloi me armë ne sherrin ku u vra Fabiol Gaxha

68

Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg për 45 ditë’ për Geldo Hotin, personin e arrestuar në tentativë për tu arratisur në Greqi, pas ngjarjes që ndodhi në ish-Bllok ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

37 vjeçari Hoti u ndalua mbrëmjen e 5 tetorit në Kakavijë në tentativën për tu larguar nga Shqipëria. Ai dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë përplasjes me armë mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Tentativa e arratisjes

Burimet bënë të ditur se policia e ndaloi rreth orës 20:05 dhe më pas u shoqërua për në Tiranë, për veprimet e mëtejshme.

Emri i të ndaluarit në Kakavijë ishte një emër i ri që dilte në këtë ngjarje, deri mbrëmjen e djeshme, pasi policia paraditen e po asaj dite kishte deklaruar tre persona të tjerë të shpallur në kërkim.

Policia deklaroi dje se ishin arrestuar shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër. Ndërsa ishin shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Perplasja pas ngacmimit te Elvana Gjates

Ngjarja ndodhi në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”. Mësohet se përplasja me armë ka ndodhur pas një debati momental. Dyshohet se një nga tre personat që u qëllua me armë ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, çka ka sjellë dhe ndezjen e debatit mes 6 personave. Në përplasjen me armë u përfshi dhe një efektiv i Forcave Komando, Marviol Bilo, pjesëmarrës në disa misione paqëruajtëse në Afganistan.