12 shtete të NATO-s nuk ndërhynë në Siri

53

1natoTë paktën 12 vende të NATO-s refuzuan të marrin pjesë në operacionin ushtarak kundër Sirisë, nëse ky nuk do të jetë sanksion i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, njoftoi për agjencinë ITAR-TASS, një burim nga Brukseli.

Më parë, Parlamenti britanik e hodhi poshtë rezolutën e qeverisë lidhur me “intervenimin humanitar” në Siri, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe deklaroi se Mbretëria nuk do të marrë pjesë në të, dhe me këtë vendim u pajtua edhe iniciatori i rezolutës, kryeministri David Cameron.

Edhe Gjermania ka marrë vendim për mos ndërhyrje në Siri. Lajmin e bënë të ditur ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Verstervelle, i cili ka deklaruar se vend i tij nuk dëshiron të marrë pjesë në ndërhyrjen ushtarake të planifikuar në Siri. Ai ka shtuar gjithashtu, se  Gjermani i dënon sulmet me armë kimike të bëra nga regjimi i Assadit.

Pyetja më e madhe tani shtrohet për SHBA-të. A do të ndërhyjnë SHBA-të të vetme në Siri. “Kjo nuk është ajo që dëshironte Presidenti Obama”, ka thënë sekretari i Mbrojtjes, Hagel.

Presidenti francez, Fransua Hollande deklaron se vendi i tij do të marrë pjesë në çdo aksion ushtarak mbi Sirinë, edhe pa praninë e Britanisë së Madhe.

Presidenti i Francës deklaroi se sulmi i dyshuar me armë kimike, i cili ka shkaktuar dëme të pariparueshme, nuk mund të lihet pa u ndëshkuar.

Moska është kundër çdo rezolute të OKB-së, e cila mund të përdoret për veprime ushtarake kundër Sirisë, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Genadi Gatillov.

Të njëjtin qëndrim mban edhe Irani, i cili kërcënoi Shtetet e Bashkuara se në rast ndërhyrjeje ushtarake në Siri “do të djegim Izraelin”.