Zgjohet Schumacheri, ka momente ndërgjegjësimi

55

schumacher_06Kampioni gjerman i Formula 1 Michael Schumacher, i shtruar në spital që prej tri muajsh në Francë pas një aksidenti të rëndë me ski, ka shfaqur momente të ndërgjegjësimit dhe të zgjimit nga gjendja e komës, bëri të ditur sot zëdhënësja e tij nëpërmjet një komunikate.
“Michael ka shënuar përmirësim gjatë kësaj periudhe. Ai ka shfaqur momente të ndërgjegjësimit dhe zgjimit. I kemi qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë me ekipin e spitalit të Grënobles dhe shpresojmë në shërimin e plotë të tij”, shkruan zëdhënësja e tij, Sabine Kehm. Ish-piloti 45 vjeçar, u përplas me një shkëmb më 29 dhjetor duke bërë ski në një qendër pushimi në Alpet franceze.