Sipas burimeve, skema e mashtrimit me TVSH-në bëhej nëpërmjet krijimit të kompanive fantazme ndërsa në pranga kanë përfunduar 5 persona.
Burimet nga policia bëjnë me dije se deri më tani janë arrestuar 5 persona, ndërsa 4 prej të akuzuarve janë shpallur në kërkim
Të arrestuar janë Xhelil Toshi nga Kruja, Besnik Daci nga Elbasani, Sokol Shatko, Roland Simolla dhe Pashako Muha nga Tirana, ku ndaj kësaj të fundit është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Mësohet se përfitimi i shkaktuar nga skema e mashtrimit kap shifrën e 26 milionë dollarëve.
Nga hetimet, ka rezultuar, se këto subjekte tregëtare kanë regjistruar në QKR dhe në Administratën Tatimore, në mënyre fiktive, persona të ndryshëm pa asnjë lloj aktiviteti tregëtar, me qëllim tërheqjen e blloqeve të faturave të TVSH-së, duke kryer më pas blerje fiktive të skrapit dhe duke shmangur pagimin e TVSH-së në vlerën e sipërpërmendur.
Në këtë skemë mashtrimi me TVSH-në janë përfshirë një numër i madh subjektesh dhe hetimet kanë zbuluar dhe dokumentuar veprimtarinë kriminale që të pandehurit kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së për çdo blerje.
Ky hetim është iniciuar nga strukturat e inteligjencës në Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe më pas veprimet proceduriale dhe hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie, që shtrihet në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, etj
Të arrestuarit, kanë konsumuar plotësisht elemente të veprave penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim, , fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve në bashkëpunim.
Nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë deri në këtë fazë të hetimit është marrë masa e sigurisë arrest në burg në Gjykaten e Shkallës së Parë Tiranë për 24 shtetas.