Sipas policisë, gomonia është gjetur në zonën e Hoxharës ndërsa dyshohet se armët u përkisnin trafikantëve të drogës, të cilët i kanë hedhur kur kanë parë policinë.
Gjithashtu mësohet se policia kufitare e Vlorës ka shoqëruar edhe disa persona të cilët dyshohen se kanë dijeni për gomonen dhe për armët e gjetura.
Ndërkohë policia kufitare kryen kontrolle përgjatë vijës bregdetare me qëllim parandalimin e trafikut të lëndës narkotike.