Vitamina E, lufton Alzhaimer-in

81

VITAMINE EVitamina E, e gjendur në ushqime, si vaji, veza, lajthite etj, mund të jetë një ndihmë për personat e prekur nga Alzhaimer apo forma të tjera të demencës. Sugjerimi vjen nga një kërkim amerikan i publikuar në revistën “Jama”, botuar nga Shoqata Amerikane Mjekësore, bën të ditur agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Ekipi i kërkuesve, i udhëhequr nga doktor Maurice Dysken,i Qendrës së Kujdesit Shëndetësor në Mineapolis ekzaminoi për rreth 2 vjet 613 persone me Alzheimer, duke zbuluar se grupi të cilëve ju dha çdo ditë 1,300 gramë vitamine E, se bashku me mjekimet përkatëse për këtë sëmundje, shfaqën rreth 19% më pak rënie të proceseve mendore.

Veçanërisht, u vu re se pacientët arritën të kishin më tepër autonomi në veprimtarinë e tyre të përditëshmë, si larja, veshja, etj. Megjithatë, ekspertët e Shoqatës Angleze të Alzhaimerit bëjnë thirrje që rezultatet e këtij studimi të shihen me kujdes, pasi janë ende për t’u verifikuar.efektet e vitaminës. Sipas tyre, doza e përdorur në këtë studim mund të mos jetë e sigurtë. “Është shumë e rëndësishme të konsultohet mjeku përpara marrjes së çfarëdo lloj suplimenti vitaminash” shpjegon doktor Doug Brown i Shoqatës Angleze të Alzhaimerit.