Manifestimi vazhdoi edhe gjatë mbrëmjes, me mijëra ukrainas që manifestuan në sheshin kryesor të kryeqytetit Kiev. Policia shpërndau me dhunë një manifestim gjatë ditës së shtunë, duke lënduar dhjetëra persona.
Përballë presionit për t’u dorëhequr, presidenti Yanukovych tha se nuk e kishte autorizuar ndërhyjrnen policore dhe se ndihej i skandalizuar prej saj. Heqja e barrierave doganore për mallrat ukrainase ishte kushtëzuar nga Brukseli me lirimin e ish-kryeministres së burgosur Yulia Tymoshenko.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych ishte thirrur nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një takim urgjent në Moskë dy ditë përpara se të debatohej në parlament marrëveshja e propozuar nga BE.
Ajo që u diskutua në Kremlin nuk u zbardh asnjëherë për media, por dihet që Moska po përpiqet të joshë Kievin që të pranojë të bëhet pjesë e një sfere të tregëtisë së lirë, që Rusia ka krijuar tashmë me Bjellorusinë dhe Kazakistanin