“Nëse SHBA sulmon një vend tjetër pa një mandat të OKB-së dhe pa prova të qarta, pyetjet që shtrohen janë se a e mbështet një gjë të tillë ligji ndërkombëtar dhe a kemi një koalicion që kjo të realizohet,” tha Obama dje për rrjetin CNN, në komentin e tij të parë publik pas sulmit vdekjeprurës të mërkurën, transmeton RTK-ja.
Kosova është një shembull i qartë për Obamën, shkruan gazeta njujorkeze, sepse ashtu si në Siri, atje u vranë civilë ndërsa Rusia kishte lidhje të gjata me qeveritarët (Serbinë) që akuzoheshin për abuzimet.
“Në vitin 1999, Presidenti Bill Clinton përdori miratimin e NATO-së dhe logjikën e mbrojtjes së një popullsie të pambrojtur për të arsyetuar sulmet ajrore 78 ditore,” shkruan The Neë York Times.
Zyrtarë të administratës i kanë thënë gazetës se precedenti i Kosovës (i ndërhyrjes së ngjashme ushtarake) ishte një nga shumë çështjet që po diskutohej në takimet e vazhdueshme të Shtëpisë së Bardhë kur është fjala për krizën në Siri.
Clinton e dinte se nuk kishte asnjë shpresë të sigurohej një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit që autorizonte përdorimin e forces (në Kosovë). Rusia ishte një mbështetës i moçëm i Millosheviqit dhe ishte e vendosur të vinte veton e saj në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar ndërhyrjen, shkruan gazeta njujorkeze.
“NATO ndërmori sulmet ajrore para se Milloshevic të pranonte kërkesat e NATO-së,” shkruan ndër të tjera gazeta amerikane duke evokuar luftën e Kosovës si një shembull i mundshëm i reagimit të bashkësisë ndërkombëtare në për ndalje të luftës civile në Siri.