Agjencia e sigurisë amerikane “National Security” ka mbledhur të dhënat personale të disa personave, që frekuentonin shpesh webfaqet pornografike.
Sipas këtij dokumenti, agjencia ka spiunuar 6 liderë islamikë, të konsideruar si persona që kanë “dobësi personale”. Të dhënat e siguruara ruhen për t’u përdorur si fakt që mund të ndikojë në besueshmërinë e besimtarëve ndaj tyre dhe të vendosë në diskutim përkushtimin ndaj kauzës xhihadiste.
Shkrimi është publikuar në “Huffington Post”. Gazeta nuk ka publikuar emrat e myslimanëve që janë spiunuar, por thekson se ata nuk kanë qenë pjesë e ndonjë sulmi terrorist.
Zëdhënësi i drejtorit të agjencisë amerikane të sigurimit, Shawn Turner reagoi ndaj publikimit të lajmit, duke thënë se nuk ka asgjë për t’u çuditur, që qeveria amerikane të përdorë të gjitha mënyrat, për të bllokuar planet e personave që synojnë të vendosin në rrezik Amerikën.