Schauble: Greqia po ndjek rrugën e duhur për rimëkëmbjen ekonomike

59

greqi-flamurRezultatet e fundit ekonomike të Greqisë kanë provuar se rruga e ndjekur është ajo e duhura për daljen e vendit nga vështirësitë financiare, konfirmoi sot në një intervistë për një të përditshme greke, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble duke konfirmuar se nuk kishte zgjidhje më të lehta.
“Papunësia në Greqi nuk është si rezultat i politikës europiane. Ky mendim është i gabuar”, shtoi ministri gjerman i Financave në një intervistë për të përditshmen liberale ”Kathimerini”, i cili u pyet veçanërisht për alternativat e shpejtësisë së reformave drastike kërkuar Greqisë, nën asistencën financiare ndërkombëtare që prej vitit 2010.
Vendi ka kaluar gjashtë vite në recesion duke i shkaktuar një humbje prej 25 për qind të PBB-së duke ulur në mënyrë të konsiderueshme nivelin e jetesës së popullsisë dhe rritjen e papunësisë me 27,5 për qind.