Por frika nga alergjitë që mund të krijojnë ushqimet mesdhetare bën që disa prindër, por edhe mjekë ta shtyjnë futjen e peshkut në ushqimin e fëmijëve.
Por ky studim ka vërtetuar se përfshirja e mishit të peshkut në ushqimin e fëmijëve si dhe konsumimi i mishit të peshkut nga ana e nënës gjatë kohës së shtatzënisë zvogëlon rrezikun për t’u prekur nga astma.
Ekspertët nga Roterdami kanë vërtetuar se nuk ka rëndësi sasia e peshkut që konsumojnë fëmijët midis moshës gjashtë dhe një vjeç, mjaftojnë edhe sasi krejt të vogla në mënyrë që të pakësohet rreziku për t’u prekur nga astma.