Obama: SHBA përkrahin metodat paqësore për ndryshim në Egjipt

55
20120608_president-obama_33Presidenti Barack Obama thotë Shtetet e Bashkuara po e ndjekin me shqetësim përshkallëzimim politik në Egjipt, ndërsa kundërshtarët e Presidentit Mohamed Morsi po bëjnë thirrje për largimin e tij nga detyra.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Pretoria me presidentin afrikano-jugor Jacob Zuma, zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara përkrahin metodat paqësore për ndryshim në Egjipt.

Të paktën shtatë vetë janë vrarë dhe qindra janë plagosur gjatë ditëve të përleshjeve në rrugë mes përkrahësve të qeverisë dhe kundërshtarëve të saj.

Autoritetet thonë tre vetë humbën jetën dje, përfshirë Andrew Pochter, një student amerikan që gjeti vdekjen nga goditje me thikë ndërsa fotografonte protestat në Aleksandri./VOA/