Not për 135 ditë, me gjatësi sa Britania e Madhe

53

notariNjë britanik 32-vjeçar ka arritur të notojë sa gjatësia e Britanisë së Madhe (nga Land’s End deri në John O’Groats). Sean Conway e filloi aventurën e tij më 30 qershor, ndërsa i gjithë notimi zgjati 135 ditë.

Ai ka përshkuar me not afro 1.450 kilometra, ndërsa kishte shpresuar që objektivin e tij ta arrinte për vetëm dy muaj.

“Kjo është dëshmi se nëse përqendroheni në diçka, mund të arrini. Më vështirë e kam pasur të luftoj me motin, të ftohtin dhe meduzat. Për shkak të meduzave e kam rritur këtë mjekër qesharake”, ka treguar Conway.

Natyrisht, e gjithë kjo aventurë ka qenë edhe për qëllime humanitare. Deri më tani ai ka arritur të grumbullojë afro 7.000 funte, të cilat do t’ia dhurojë organizatës “War Child”, e cila i ndihmon fëmijët në zonat e luftës.