Mishçeviq ka njoftuar se në shqyrtimin e 22 janarit do të prezantohen elementet që konsiderohen se duhet punuar më tej në zbatimin Marrëveshjes së Brukselit. Aty, sipas saj, janë çështja e vazhdimit të negociatave për jurisprudencë si dhe paraqitja e analizës ç’është bërë dhe ç’duhet të bëhet.
Ekipi serb do të paraqesë cilat çështje i konsideron elemente të normalizimit të mëtejmë me Prishtinën, e në to do të përfshihen ato qe Mishçeviq i ka quajtur marrëveshje “Brukseli 2” dhe “Brukseli 3”.
Në këto ka ide për çështje të funksionimit të Asociacionit serb të Komunave në Kosovë, çështja e trashëgimisë dhe çështje të zgjedhjeve të sivjetme parlamentare në Kosovë, ka thënë zyrtarja serbe. /kn