Kukësi merr kroatin Davor Bratiç

61

braticKukësi nuk ka të ndalur në merkato. Pasi ka afruar 4 futbollistë, klubi verilindor ka nënshkruar edhe me kroatin Davor Bratiç, i cili pas aktivizimit me sukses në radhët e Skënderbeut dhe Flamurtarit, duket se të njëjtën gjë kërkon edhe me blutë veriorë. Me entuziazmin e suksesit historik në Europa Ligë, drejtuesit e nënkampionëve në kampionatin shqiptar, vijojnë të mbeten dominues në merkato, duke shtuar vazhdimisht radhët me futbollistët më cilësorë të aktivizuar në kampionatin tonë. Në radhën e blerjeve ka qenë një nga mesfushorët më të spikatur në sezonet e fundit, pikërisht kroati Davor Bratiç, që i është bashkuar projektit për të çuar titullin kampion në Kukës.
Mjaft entuziast për këtë blerje është shfaqur presidenti Safet Gjici, ndërkohë për drejtorin teknik Sulejman Starova, afrimi i Bratiçit, do të rrisë cilësinë e skuadrës.
Davor Bratiç është shprehur i kënaqur për zgjedhjen e re të bërë prej tij, pavarësisht se nuk do të mund të japë kontributin e tij për Kukësin më 22 gusht kundër turqve të Trabzonsporit, pasi federimet në UEFA nuk mund të bëhen më, pasi ka kaluar data.