Një zyrtar i qeverisë tha se Yerkel u shkarkua në fund të kësaj jave. “Yusuf Yerkel kërkoi falje, por ishte tepër vonë, pasi në kohën e duhur ai refuzoi publikisht ta bënte atë” , shtoi ai.
Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, kishte refuzuar më parë ta shkarkonte, duke thënë se kjo ishte një çështje private.
Këshilltari kryesor i Erdoganit, Yalcin Akdogan, tha se kjo kishte qenë një akt vetëmbrojtje. Ai kritikoi shtypin për “papërgjegjshmëri” për përdorimin e fotografive për t’i bërë protestat të dukeshin si një kryengritje masive kundër qeverisë.
Pas incidentit Yerkel mori leje mjekësore, duke u diagnostikuar me trauma të indeve të buta në këmbë. Një raport mjekësor tha se ai kishte pasoja të ndjeshmërisë në këmbë dhe krah, si dhe vështirësi në të ecur. Pasi fillimisht ai refuzoi të kërkonte falje, Yerkel tha se ishte në gjendje jo të mirë për t’u treguar i matur dhe të pranonte fajin.